Gjykata ende mban vulën e PD-së
Gjykata e Apelit nuk ka marrë vendim as sot sa i përket vulës së Partisë Demokratike.
Në seancë avokati i grupit të demokratëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka kërkuar më shumë kohë për tu njohur me dokumentet në dosje për të dalë më pas në argumentet e tij.
Nisur nga ky fakt edhe trupa ka pranuar të shtyjë më dy ditë procesin.
Në gjykatën e Apelit Gazmed Bardhi ka kërkuar që gjykata të trajtojë njëkohësisht ndryshimet në statutin e korrikut të vitit 2021 dhe ato të bëra në 18 dhjetor të po atij viti.
Nëse një kërkesë e till do të pranohet atëherë automatikisht rrëzohet pretendimi i mbështetësve të Berishës për njohjen e ndryshimeve të 11 dhjetorit kur u miratua shkarkimi i Lulzim Bashës dhe i gjithë kryesisë së demokratëve.
Raportimi nga gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.