Rama thyen embargon, lejoi tregtinë e grurit e plehrave kimike mes Serbisë e Rusisë përmes portit të Durrësit

Edi Rama dhe Dritan Abazoviç kanë thyer embargon e SHBA dhe BE, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes portit të Durrësit.

Ky është denoncimi që vjen nga një media malazeze “Pobjeda” përmes një artikulli të publikuar këtë të premte, 16 dhjetor.

Sipas artikullit, mijëra kamionë u ngarkuan me pleh kimik nga anijet që erdhën nga Rusia në Portin e Durrësit, kaluan në Malin e Zi përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe nga territori malazez u futën në Serbi pranë Dobrakovit, ndërsa në kthim, kamionët janë ngarkuar me drithë dhe kanë kryer të njëjtin itinerar.

Sipas gazetarëve për transportin e drithërave dhe të plehut kimik në Shqipëri u përfshi një kompani e madhe e lidhur me autoritetet e Tiranës, të cilët kanë mbyllur një sy për tregtinë mes Vuçiçit dhe Putinit, në shkelje të sanksioneve që SHBA dhe Bashkimi Europian kanë vendosur ndaj Rusisë.

Për këtë sillet edhe një foto e një fature që dëshmon për futjen e mallit në Portin e Durrësit me origjinë nga Rusia dhe me destinacion Serbinë.

Rama thyen embargon, lejoi tregtinë e grurit e plehrave kimike mes

Mendohet se informacione konfidenciale për “tranzitin e çuditshëm” nga Porti i Durrësit kanë mbërritur së fundmi në strukturat e inteligjencës perëndimore.

Nuk dihet nëse është ushtruar ndonjë presion i fshehtë ndaj autoriteteve në Tiranë.

Burime të Pobjedës pohojnë se gjatë dhjetë ditëve të fundit asnjë anije nga Rusia nuk është vërejtur të hyjë në portin e Durrësit me mallra me destinacion Serbinë.

Sipas këtyre informacioneve, që nga prilli, kur Mali i Zi vendosi sanksionet, deri më tani rreth 4.500 kamionë kanë ndjekur rrugën e përcaktuar, ndërsa vetëm nga 1 dhjetori e deri para disa ditësh në tranzit janë regjistruar mbi 100 kamionë.

Rama thyen embargon, lejoi tregtinë e grurit e plehrave kimike mes