Shembja e pallateve tek "Myslym Keta", banorja "mallkon" IMT: Na shkatërruat

Banorët e pallateve në rrugën "Myslym Keta" vazhdojnë të kundërshtojnë shembjen e e banesave të tyre.

Ditën e sotme IMT-ja ka shkuar sërish në këtë zonë duke paralajmëruar banorët të largohen pasi ditën e nesërme në mëngjes aty do të nisin shembjet.

Një prej banorëve është përgjigjur e revoltuar duke kundërshtuar shembjen e pallatit.

"O plehrat e m***. Ju shkatërroftë Zoti, O Zot! Vdekshi të gjithë! Të qelbur. Sjellin horra këtu dhe hajdeni të shembni shtëpi dhe më vrisni atje brenda. Ju vraftë i madhi Zot, na shkatërruat," ka thene ajo e revoltuar.