Era e fortë shkakton dëme në serat e zonës së Roskovecit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2022, 18:43
Burime nga fermerë të zonës pohojnë se rrebeshi e stuhia që kaloi në orët e mesditës së sotme ka shkaktuar dëme në serat e afro 20 fermerëve në Suk2 të bashkisë së Roskovecit.
Si pas fermerëve mësohet se era e fortë ka shqyer plastmasët që mbulojnë serat, ka shtrëmbur hekurat e tavanëve të serave dhe ka thyer e shtrëmbëruar bandierat që shërbejnë për mbajtjen e tyre.
Dëmet shkojnë afërsisht në 100 milionë lekë, pohuan burimet nga fermerët e kësaj zone.
Tashmë një pjesë e tyre u duhet të rishpenzojnë për rregullimin e serave, duke blerë plastmas të ri apo edhe bandiera betoni atje ku nevojiten duke zëvendësuar të thyerat.
Moti i keq ka shkaktuar dëme edhe në sera të zonës Suk1, Arapaj të Roskovecit.
