"Në terr për të mësuar" 48 vjeçarja apelon për ndihmë, mbesa i mëson në errësirë

48 vjeçarja Luljeta Zyberi prej muajsh jeton në terr në një shtëpi që nuk plotëson as kushtet më minimale. Ajo jeton me mbesën e saj 10 vjeç e cila për shkak të mungesës së energjisë elekrike i duhet të mësoj në terr. Apeli i tyre shkon për institucionet shtetërore që ta ndihmojnë.

Kjo është porta kryesore e strehës së Luljeta Zyberit.

Në këtë dhomë ku nuk plotësohen as kushtet më minimale jeton 48 vjeçarja dhe mbesa e saj 10 vjeç.

48 -vjecarja thotë se nga shteti nuk merr asnjë ndihmë

Madje prej muajsh nuk mund të mbledhë më as materiale të riciklueshme

"Shumë e vështirë, me sakrifica. Kam dalë me lyp, nëpër plehra. Kush më shante, kush më jepte 5 lekë. Kam vuajtur shumë," thotë ajo.

Mes lotësh ajo na flet dhe për sëmundjen e saj që po e mbyt prej vitesh.

"Unë jam e sëmurë për vete, jam me ilaçe të ankthit. Këto janë ilaçet që pi për ankthin. Kam kaluar një paralizë para disa vitesh. Jam duke kaluar shumë gjëra," thotë ajo.

Ajo apelon për ndihmë.

"Unë kërkoj ndihmë nga ju për dritata. Po patët mundësi të më ndihmoni. Të gjtihë njerëzit që më shohin të vënë dorën në zemër," thotë ajo.

Pengu i madh është mbesa e cila së bashku me të jetojnë në terr

"Më kanë futur 40 mijë lekë drita, me çfarë ti paguaj unë?!" tha ajo.

E vogla mëson me qiri.

"Goca më rrin me qira, e vogla më rrin me qiri që bën detyrat në darkë,' tha ajo.

Që prej fillimit të shkollës Melisa 10 vjeç i bën detyrat në rrësirë, prandaj dhe apeli i saj dhe i gjyshes shkon që shteti tu rilidhë energjinë elektrike dhe që Melisa të mos i bëjë detyrat në dritën e qiririt.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.