Abuzim me fondet e postës në Bajram Curr, arrestohet një punonjës, tjetra në kërkim. Dy të tjerë me "Detyrim Paraqitje"

Policia e Tropojës ka arrestuar ditën e sotme një punonjës të Degës Postare Bajram Curri, ka shpallur në kërkim një tjetër ndërsa janë lënë " Detyrim Paraqitje" dy punonjës të tjerë pasi dyshohet se kanë abuzuar me fondet duke shpërdoruar detyrën.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë ndaluan shtetasin M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj, si dhe shpallën në kërkim shtetasen Ç. Q., 32 vjeçe, banuese në Bajram Curri, Tropojë, me detyrë punonjës të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë. ," njoftoi policia.

Për shtetasin M. Ç., Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila i ka caktuar atij masën e sigurisë "Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën" dhe "Shpërdorimi i detyrës", ndërsa për shtetasen Ç. Q., Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë u bë ekzekutimi i masave "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", për shtetaset:

Xh. V., 59 vjeçe, banuese në fshatin Paç dhe Sh. D., 52 vjeçe, banuese në fshatin Shoshan, punonjëse të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.