29 vjeçari humb kontrollin e mjetit, makina përfundon përmbys jashtë rruge, drejtuesi në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2022, 11:08
Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditene sotme në aksin Fier-Berat, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit tip Ford.
"Rreth orës 09:30, në fshatin Strum, shtetasi Marjus Lushka, 29 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve," njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.




