Elbasan, 32-vjeçari i vë zjarrin dritares së Zyrës së Informacionit të Komisariatit
Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në komisariatin e Elbasanit.
Mësohet se një person i ka vënë flakën murit të jashtëm të komisariatit, përkatësisht dritares së zyrës së informacionit për qytetarët.
Siç sqaron policia, rreth orës 18.30, shtetasi Aurel Latifi, 33 vjeç, banues në Elbasan, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse te zyra e informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan, të cilën e ka ndezur dhe është larguar me vrap.
Efektivët e Policisë menjëherë kanë fikur zjarrin dhe kanë kapur autorin e dyshuar i cili, nga veprimet paraprake dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve procedurale për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
