Pallati tek "Myslym Keta" shembet të hënën, banorët: Bashkia s'na ka dhënë shpjegim ku do të strehohemi
Me tensione dhe rezistencë i pritën banorët e pallatit në rrugën “Myslym Keta” përfaqësuesit e IMT-së.
Këtë të dielë familjeve që nuk kanë pranuar të lënë banesën, u është komunikuar se duhet ti boshatisin pasi ditën e hënë objekti do të shembet.
Prej tre vitesh nga tërmeti kanë marrë dy raporte, një që e konsideron të pabanueshëm dhe duhet shembur dhe dy që ndërtesa nuk ka dëmtime të mëdha.
Ndaj disa nuk kanë pranuar të largohen, por pas tre ditësh mësymje nga policia këtë të dielë një pjesë e tyre ju bindën vendimit për tu larguar, edhe pse thonë se ende të qartë se ku do të shkojnë.
Sipas tyre bashkia nuk u ka dhënë asnjë sqarim se ku do të strehohen por të vetmen ndihmë që u kanë dhënë është mjati i transportit për orenditë.
"Asgjë sna kanë thënë. Vteëm na kanë pyetur a keni nevojë për mjete transporti. A do fugon thonë," thonë banorët.
Një prej tyre kujton kohën kur në mënyrë vullnetare ndërtonte pallatin në kohën e diktaturës e sot pas gati 40 vitesh bashkia po e nxjerr në rrugë.
"Vetë e kam ndërtuar me gjithë familje. Edhe gruan me gjithë kalamaj i kam lënë në katin e pestë. Për çfarë arsye duhet të më heqin? Plasaritje nuk ka" tha ai.
Ai është i vendosur se nuk do të largohet nga banesa.
"Plaçkat nuk i nxjerr unë, vetëm kur të më hedhin nga kati i pestë," tha ai.
Pranë banorëve ishte edhe kandidatti i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi, i cili sqaron se shembja do të bëhet e nxituar për të mos pritur vendimin e gjykatës që do të jepet të hënën në orën 09:00.
"Kanë thënë se në orën 00:00 do të vijnë të shembin pallatin në mënyrë që nesër në 09:00 të mëngjesit këtu të jetë shembur prova e krimit e të mos ketë më vepër, godinë e të bëhet nul edhe mbledhja e Gjykatës në orën 09:00," tha ai.
Megjithatë frika e familjarëve është se shembja mund të realizohet edhe gjatë natës për të shmangur prezencën e medias.
