Vrasja horror në Dajt, eksperti: Nuk më duket se është punë për 10 mijë euro, të hetohet aktiviteti i Marjeta Karajt

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Marjeta Karaj si dhe Gazmir Ngota të cilët akuzën për vrasjen horror të Menduh Kurt- Deda në maj të vitit 2017 për një borxh të pa shlyer prej 10 mijë eurosh.

Por Artan Rexhepi ekspert i kriminalistikës hedh dyshime mbi këtë pistë të vrasjes.

Rexhepi shprehet se “në intuitën time nuk më duket se është punë për 10 mijë euro”.

Ai sugjeron që të hetohet për aktivitetin e Marjeta Karajt.

Gjithashtu ai thotw se dhe në laboratorin e kriminalistikës duhen bërë investimet e duhur.

Artan Rexhepi: Zbulimi është zbulim dhe duhet thënë bravo që u zbulua. Kam përshtypjen se pjesa e padekompozuar e viktimës ka sjellë zbulimin e autori. Policia nuk investon në drejtimin e duhur. Nuk duhet detyrimisht inde të buta për të arrit te ADN-ja. Në laboratorin e kriminalistikës duhen bërë investimet e duhur. Flitet punë operative por është laboratori që i zbardh.  Sa i takon veprës në intuitën time nuk më duket se është punë për 10 mijë euro. Do të sugjeroj që të hetonin për të gjithë aktivitetin e kësaj gruaje.  


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.