Korçë, aksidentohet furgoni me nxënës që po shkonin në ekskursion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2022, 17:52
Një aksident automobilistik ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës.
Një mjet tip furgon, ku po udhëtonin 21 nxënës për një ekskursion, është përplasur me një mjet tjetër.
Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale. Fatmirësisht pa persona të lënduar.
Paraprakisht bëhet me dije se automjeti tjetër i përfshirë në aksident ka bërë parakalim të gabuar.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Foto nga vendi i ngjarjes
