"Altin Dumani, prokurori i pakompromis", Shehu: SPAK duhet të ngrihet në nivelin e pritshmësisë që kërkojnë SHBA e BE

Kryetari i FRD-së, Sali Shehu, ka reaguar për zgjedhjen në krye të SPAK të Altin Dumanit.

Në një deklaratë për mediat, Shehu thotë se KLP dje nën monitorimin e forte të ndërkombëtarëve dhe SHBA  zgjodhi si drejtuesin e ri te SPAK prokurorin Altin Dumani i cili njihet tashme si “prokurori i pakompromis”.

Sipas tij ai ishte prokurori më i kuotuar në garat për drejtuesin e SPAK, sikurse është një nga prokurorët e vetëm gjate vetingut që la “pa fjalë” edhe të dërguarin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Theo Jacobs , i cili ne fund te procesit tha: “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje”

"Ne i urojmë sukses dhe punë te mbarë dhe e mbështesim në këtë mision" thotë Shehu.

Ai thekson se SPAK duhet të ngrihet ne nivelin e pritshmësisë qe kërkojnë SHBA , BE dhe gjithë populli shqiptar.