Eksperti tregon eksperiencat e hidhura me policinë
Artan Rexhepi ekspert i kriminalistikës thotë se policia duhet të rrisë bashkëpunimin me qytetarët.
Në një intervistë për Ora News Rexhepi tregoi eksperiencat e tij jo të mira me policinë.
Eksperti Artan Rexhepi tregoi tre raste:
“Vodhën një biçikletë sot në lagje dhe nuk përgjigjej shërbimi i policisë. Pata rastin në Sarandë kishte trafik dhe mora thjesht për të ndihmuar organet “u bllokua rruga te porti” nuk mora përgjigje. Po kështu një herë më ka ndodhur vetë që ishin dy grupe të rinjsh pasi kishte përfunduar ndeshja Tirana-Partizani dhe pashë një lloj tendence që mund të konfrontoheshin palët. Njoftova policinë dhe më pas më vjen përgjigja një formë kërkesë llogarie që ku janë këto. Pse ngre akuza të kota? Ndërkohë që duhet të më falënderonin. Unë kam harxhuar kohën time nuk e ka për policinë kohën. Duhet rritur bashkëpunimi me publikun. Nivelet bazë të policisë e sigurojnë sigurinë."
