Maliq/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset kryefamiljari, djali i tij dhe kunati

Tre persona mbetën të plagosur në Maliq pas shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi.

Në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi.

Dyshohet se ka patur rrjedhje gazi dhe nga ndezja e një cigareje ka shpërthyer.

Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K, djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe kunati i R.K, A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se ata do të transportohen drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.