Dy të plagosur në aksidente, në Shkodër makina përplas 59-vjeçarin me biçikletë, në Tiranë këmbësoren

Dy persona mbetën të plagosur në dy aksidente në Tiranë dhe Shkodër në orët e vona të pasdites së sotme.

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj i Ri, mjeti tip Volksëagen, me drejtues shetasin I.  K. 68 vjeç, ka përplasur shetasin A. M.  59 vjeç, i cili levizte me biçikletë.

Shtetasi A. M. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

Vetëm gjysmë ore më pas, në 18:35, në rrugën "Ferit Xhajko", shtetasi Sh. N., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen S. H., 60 vjeçe.Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.