Vrasja horror në Dajt për borxhin, Gjykata lë në burg Marjeta Karaj dhe Gamir Ngota
Arrest me burg deri të fund të hetimeve. Ky është vendimi i gjykatës së Tiranës e dhënë sot për Marjeta Karajn dhe Gazmir Ngota të cilët akuzohen për vrasjen e Menduh Kurt-Dedaj në vitin 2017.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Marjeta Karaj si dhe Gazmir Ngota të cilët akuzën për vrasjen horror të Menduh Kurt- Deda në maj të vitit 2017 për një borxh të pa shlyer prej 10 mijë eurosh.
Për këtë ngjarjë i shpallur në kërkim vijon të jëtë Besmir Karaj i cili rezulton djali i Marjetës.
Burime bëjnë me dije së Besmiri ka hyrë në territorin shqiptar në fund të nëntorit dhe ka qëndruar vetëm pak ditë dhe më pas është larguar për në shtetin italian
SIpas prokurorisë trupi i pa jetë i 61-vjeçari Menduh Kurt Deda është gjetur rastësisht nga një bari i zonës në vëndin e quajtur Kodër Shupal.
Sipas dosjes hetimore personat e përfshirë në krim e kanë dhunuar dhë më pas lidhur më një zinxhir dhe e kanë spërkatur me benzinë.
I gjetur në këtë pozicion thojnë hetusit Menduh Kurt-Deda u ka bërë thirrje ta lirojnë duke u shprehur se nuk ka asnjë borxh ndaj Marjeta Karajt.
Në këtë kushte dy personat e përfshirë Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota i ka vënë flakët dhe më pas janë larguar.
Menduh Kurtdeda ka qënë drejtues e një organizate jo fitimprurës së bashku më Marjeta Karaj. Ata kanë pasur probleme të vazhdueshme së bashku për të ardhurat e kësaj organizate, dëri në momentin që planifikuan vrasjen e tij.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
