I kthejnë shpinën fshatit, boshatiset Mirasi në Devoll. "Ikën në Greqi se nuk ka jetë këtu. Pikë mbaroi!
Në fshatin Miras të Devollit duket se shpopullimi ka zënë vend prej vitesh. Një nga fshatrat më të mëdhenj të bashkisë, nga 3 mijë banorë dikur, kanë mbetur rreth 800. Banorët thonë se atje mungon e ardhmja, ndaj të rinjtë nuk gjejnë asnjë arsye pse të jetojnë në fshat më dhe i janë drejtuar emigrimit.
Dikur në fshatin Miras të Devollit jetonin 3000 banorë, ndërsa sot atje kanë mbetur rreth 800.
Ata që jetojnë atje thonë se të rinjtë kanë ikur masivisht.
Banorët: Fshati ka qenë 3 mijë banorë sot ka 800. Ikën nga hallet e tyre.
Banorët thonë se askush nuk ka prespektivë për të jetuar atje, pasi mundësitë janë zero.
Banorët: "Ikën në Greqi se nuk ka jetë këtu. Pikë mbaroi! Çfarë të bëjnë këtu. Të shaj qeverinë, s'kam si e shaj"
Thonë se u vjen keq për fshatin që dikur ishte plotë, ndërsa sot në rrugë rrallë shihet dikush.
Emigrimi, kryesisht nga zonat rurale është një problem që ka shkaktuar boshatisjen e fshatrave ndërsa vazhdimisht banorët kanë bërë thirrje për politika konkrete duke nisur nga investimet në infrastrukturë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
