Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit nderohet me çmim mirënjohjeje
Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Këshilli Universal i Paqes kanë vlerësuar me çmime mirënjohjeje Kryegjyshin Botëror të Bektashizmit, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, për kontributin e tij në shërbim të paqes dhe prosperitetit.
Misioni Diplomatik për paqe dhe Prosperitet, një organizatë ndërkombëtare lobuese e regjistruar në OKB, SHBA dhe NATO, ka vlerësuar me disa tituj Kryegjyshin Botëror të Bektashizmit, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.
Pjesë e kësaj ceremonie, ishte edhe Këshilli Universal i Paqes i përfaqësuar nga Kryepeshkopi Gioachino Collica, zëvendëskryetarët e këtij këshilli dhe Kancelari i Afrikës për U.P.C, Marouan El Mansoub. Ata nderuan Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj me titullin, Çmimi i Artë i Ekselencës Njerëzore”, shoqëruar me medaljen “Njeriu i artë”, si dhe me titullin “Ambasador i Paqes Universale”.
Guvernatori i Misionit Diplomatik për Paqe e Prosperitetit, doktor Shefki Hysa, tha se titujt janë një meritë e Dede Baba Edmond Brahimaj, për kontributin e tij në shërbim të paqes.
“Është nder i veçantë sot që institucionet tona nderojnë një personalitet të veçantë liderin botëror të bektashizmit Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Është një nder personalitetet që e kanë përzemër jo vtëm shqiptart por kudo në botë, veçanërisht strukturat që punojnë për paqe e prosperitet.”

Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, falënderoi të pranishmit për vlerësimin dhe çmimet i konsideroi si një obligim për të punuar për sa .
“Vlerësojmë punën e kujtdo që punon për paqen dhe ky është një vlerësim i madh për mua. Zoti na bekoftë të gjithëve. Mesazhi im është për njeriun që të merret me veten. Asnjë nuk ka fuqinë që të rregullojë botën. Por të gjithë bashkë do ta bëjmë më të bukur më të lumtur.”
Ai gjithashtu u shpreh se në këto ditë të vështira lutjet duhet të shkojnë që lufta në Ukrainë të mbarojë sa më shpejtë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.