Alibeaj përballë Ramës dhe Berishës: PD do të marrë pjesë në zgjedhje në formacion të plotë
Enkelejd Alibeaj ka vijuar takimet elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm. Një ditë pas dështimit të reformës zgjedhore në kuvend, nga Mirdita Alibeaj qartësoi se në këto zgjedhje nuk do të jetë vetëm përballë Edi Ramës, por edhe Sali Berishës.
Pasi vulosi një ditë më parë dështimine reformës zgjedhore bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për këtë çështje dhe njeriu që mban vulën e partisë demokrati Enkelejd Alibeaj ka vijuar fushatën elektorale në Mirditë. Ai tha se do të dalë këshilltarë dhe kandidatë për kryebashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit.
Enkelejd Alibeaj: "Synimi i takimit është riorganizimi dhe plotësimi I strukturave të PD-së. Po e bëj të qartë PD do të marrë pjesë në zgjedhje lokale në formacion të plotë"
Por Alibeaj nuk hezitoi të akuzonte grupin tjetër brenda llojit për situatën e bredshme teksa tha se demokratët duhet të refuzojnë kategorikisht aleancën me Partinë e Lirisë.
Enkelejd Alibeaj: Të marrësh demokratët dhe ti çojë ashtu tufë si dhuratë në një sigël tjetër, Partia e Lirisë nuk e pranoj dot. Nuk duhet ta pranojë asnjëri nga ne por ta refuzojë me neveri.
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Mirditë Mark Ruçi ju referua Sali Berishës si përçarës të PD-së dhe nxitës së gjuhës së urrejtjes mes demokrateve.
Deri më tani grupimi Alibeaj është angazhuar të nxjerrë kandidatët e saj duke përzgjedhur kandidatë në 8 bashki të vendit.
Kandidatët e Grupit të Alibeajt
Mallakastër- Agron Kapllanaj
Poliçan - Florian Qamo
Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
Kamëz - Bilbil Bajraktari
Lezhë - Sandër Marku
Krujë - Sabah Sheta
Dibër - Naim Gazidede
Kurbin- Genc Doçi
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
