Vrau babë e bir, Gjykata e Lezhës lë në burg Besnik Pjetrin pas 3 muajve arrati
Pak orë pasi u arrestua për vrasjen e dyfuishtë në Gryk Zezë Besnik Pjetri që vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin doli para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë. Gjykata e la në burg 49 vjeçarin ndërsa ai zgjodhi të mbrohej në heshtje në seancën e zhvilluar pasditen e së premtes, 16 dhjetor 2022. Pjetri u arrestua 3 muaj pas ngjarjes së rëndë ku vrau babain dhe vëllain e ish-gruas së tij.
Besnik Pjetri, i cili akuzohet për vrasjen e ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij në fshatin Gryk Zezë të Lezhës do të qëndrojë në burg.
49-vjeçari i cili u arrestua të premten e 16 dhjetorit 2022 nga policia, u njoh me rivlersimin e mases së sigurisë në Gjykatën e Lezhës pak orë pasi u vu në pranga.
Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se Pjetri nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me krimin e dyfishtë të ndodhur në muajin gusht dhe akuzat e ngritura ndaj tij.
Pasi dëgjoi palet gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kërkesen e prokurorisë dhe vendosi masen e sigurisë "Arrest në burg", për 49-vjeçarin.
Besnik Pjetri u vu në pranga mëngjesin e së peremtes nga forcat RENEA, pas pas punës gjurmuese-policore të strukturave hetimore dhe operacionale të Policisë së Lezhës.
Ai u lokalizua dhe u arrestua në një banese të braktisur në fshatin Kaçinar të Mirditës, falë kërkimeve të pandërprera dhendjekjes intensive të policisë.
Nga veprimet hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, rezulton se 49-vjeçari, më datë 29 shtator 2022, për shkak të një konflikti me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Pjerin dhe Gent Perjaku -babai dhe vëllai i ish-bashkëshortes së tij=, përkatësisht 56 dhe 32-vjeç.
Ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash sapo kishin hyrë në oborrin e banesës së tyre në fshatin Grykë Zezë dhe nga plagët e marra gjetën vdekjen e menjëhershme.
Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes identifikoi autorin, por pa arritur që ta prangosë dhe prej më shumë se 3 mujash ai qëndronte në arrati.
Babë e bir ishin kthyer diten e ngjarjes nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin patur një dasëm në vendlindje tek disa të afërm të tyre.
Siç duket ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banese është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.
Pjetri i cili ishte babai i dy vajzave ishte divorcuar, prej më shumë se 6 vitesh nga gruaja e tij dhe që prej asaj kohe kishte patur konflikte të vazhdueshme më ish-gruan dhe familjen e saj.
