Policia rikthehet në lokalin ku u ekzekutua biznesmeni. Nga Saranda erdhi në Tiranë të vizitonte nënën në spital

Ekspertë të kriminalistikës janë kthyer në lokalin ku ndodhi vrasja e biznesmenit Edmond Papa pasditen e 16 dhjetorit 2022 në rrugën "Fadil Bodinaku" në Tiranë.

Ai kishte ardhur po atë ditë nga Saranda në Tiranë për të vizituar të ëmën që ishte shtruar në spital dhe po qëndronte në një banesë të të afërmve të tyre.

Autori duket se ka pasur të qartë lëvizjne e tij. Pasi ka pritur që Edmondi të dalë nga banesa të ulet në lokal dhe pasi ka hyrë brenda e ka qëlluar të paktën 7 herë.

Atentatori ka qenë me kapuc dhe triko të zezë. Sapo ka hyrë ka qëlluar në drejtim të 49 vjeçarit dhe më pas ka dalë I qetë nga lokali, informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.

Policia rikthehet në lokalin ku u ekzekutua biznesmeni. Nga Saranda erdhi

Papa rezulton të jetë biznesmen në fushën e ndërtimit por me precedent penalë në fushën e narkotikëve në Greqi por dhe në Angli. Madje në Greqi rezulton të jetë dënuar me 7 vite burg.

Ende nuk dihet se çfarë arme është përdorur për ekzekutimin e Papës, ndërkohë banorët kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna.