Tirane: Tek "Komuna e Parisit" me pistoletë në makinë, arrestohet 44 vjeçari

 Një 44 vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë në kuadër të  operacionit të koduar “Sinjali”

Ai është arrestuar teska po qarkullonte me armë zjarri pistoletë në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”.

"Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale"   

44 vjeçari banues në Tiranë u ndalua për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.