Spahia i kërkon qeverisë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Shkodër

Reshjet e shiut që vijuan edhe premten si dhe shkarkimet nga hidrocentrali i i Vaut të Dejës zgjeruan hartën e përmbytjeve në Shkodër.

Me mbi 2 mijë e 700 hektarë të përmbytur dhe të paktën 155 shtëpi të rrethuara nga uji, situata është përkeqësuar ndjeshëm.

Banorët shprehen se kjo situatë vjen jo vetëm nga reshjet, por edhe shkarkimet e HEC-eve.

"Shkarkimet, nuk ka nga del ky ujë tani."

Sipas burimeve të Ora News nga hidrocentralet po shkarkohen 1 mijë e 500 metër kub ujë për sekondë.

Pasi pa nga afër situatën në fshatin Obot, atje ku banorët ndodhen të izoluar dhe komunikimin e kryejnë vetëm më mjetet e larta të ushtrisë, kryetari i Bashkisë së Shkodrës kërkoi nga qeveria shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Bardh Spahia: Duhet me kërku gjendjen e shpalljes së fatkeqësisë natyrore sepse dëmet janë të jashtëzakonshme dhe situata është shumë kritike. Vëmendje maksimale ndaj kësaj situate, nuk ka orar.

Në Lezhë ndërkohë situata është drejt përmirësimit.

Ndërprerja e reshjeve ka ndikuar të tkurrjen e hartës së përmbytjeve.

Sipas të dhënave të Emergjencave Civile nën pushtetin e ujit mbeten 340 hektarë tokë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Spahia i kërkon qeverisë shpalljen e gjendjes së

Spahia i kërkon qeverisë shpalljen e gjendjes së