Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Shkodër, HEC-et po shkarkojnë 1500 m3/sek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2022, 17:09
Përkeqësohet i situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës ditën e sotme.
Burime për Ora News bëjnë me dije se HEC-et po shkarkohen rreth 1500 metër kub ujë për sekondë.
Nga ana tjetër, prurjet në kaskadë kanë qenë 1600 metër kub për sekondë, ndërsa niveli i Fierzës është 288.97 metra, i Komanit 171.43 metra dhe Vau i Dejës 74.10 metra.
Ndërkohë, pak më herët kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia kërkoi që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në këtë qark.
Spahia kërkoi vëmendje maksimale, pasi nuk duhet neglizhuar asnjë situatë, aq më tepër në orët e mbrëmjes ku ndërhyrja në terren është më e vështirë.
