“Ky është shtet mafioz!”, Kraja: Të mos çuditemi, shembjet te “Myslym Keta” për qëllime elektorale abuzive

Në prag të fushatës bashkia e Tiranës po ofron fonde që mbahen rezervë, një shtim investimesh që po marrin ngjyrim të fushatës. Është cilësuar si prishje e banesave në emër të rindërtimit.

Lidhur me këtë drejtori i kabinetit të anëtarësisë së Rithemelimit Akil Kraja gjatë një interviste në Ora News u shpreh se “ai proces u përdor për qëllime elektorale abuzive dhe sot të mos çuditemi që përdoret dhe për arsye korruptive klienteliste”.  

Akil Kraja: Fatkeqësisht ai proces u përdor për qëllime elektorale abuzive dhe sot të mos çuditemi që përdoret dhe për arsye korruptive klienteliste. Sot banor të Tiranës në rrugën “Myslym Keta” gjenden në një situatë ku duan t’ju shembin banesat e tyre. Ju kanë prerë dhe dritat  në mënyrë që banorët të detyrohen të dalin jashtë, nuk është hera e parë. Janë banorët e Kombinatit, të Unazës që vuajnë të njëjtën mungesë transparente. Jo vetëm që shkelet ligji por të drejtat themelore të njeriut.

A ka mundësi që ata familje të jenë njoftuar se do të ndërtohet dhe rindërtohet në atë zonë?

Akil Kraja: Bashkia mesa duket ka kërkuar Entit të Energjisë të ndërpres energjinë në mënyrë që të dalin jashtë, por është një marrëdhënie mes KESH dhe familjes dhe jo bashkisë dhe KESH. Problemi qëndron se dhe nëse qëllimi do të jetë i mirë dhe me një skuadër demokratike duhet të ketë dhe një kompromis. Ky është shtet mafioz që nuk u shërben interesave të qytetarëve. Kemi një pushtet i cili nuk është në gjendje të krijojë ura dialogu.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.