Banorët e njësisë 4 në kryeqytet: Kërkojmë shtëpi, Bashkia të mos na hedhë në rrugë
Banorët e pallatit nr 4 në rrugën “Myslym Keta” kundërshtojnë shembjen e pallatit të tyre.
Agim Bushi, banor i këtij pallati, i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musaj tha se pallati i tyre nuk ka dëmtime në strukturë dhe për këtë disponon dhe dokumenta.
Ai thotë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit dhe se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë.
Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


