Alfred Cako: Enver Hoxha grumbulloi 280 ton ar nga shqiptarët, u mor mbrapsht nga anglezët
Rezistenca e shqiptarëve ndaj komunizmit – ishte tema e kësaj të enjteje në emisionin "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.
Cako: Ne shqiptarët jemi të prirur që të shohim vetëm xhelatin, që kanë qenë sllavo rusët, por kjo ka qenë një marrëveshje e gjerë mes Britanisë dhe Rusisë, apo edhe SHBA-ve për të kontrolluar Ballkanin dhe për të vendosur atë perden e hekurt të eksperimentit të bankierëve.
Pas Luftës së Dytë botërore filloi një luftë civile dhe u rishikuan strukturat e shtetit, duke e shndërruar në një bazë socialiste, ku pasuritë i mori shteti me një parti.
Kjo luftë civile i kuq nga komunistët u shkaktua nga Antanta për të goditur nacionalizmin në vendin tonë që kërkonte të shkonim në perëndim dhe me pluralizëm politik.
Yuri Kim, Ambasadorja që lindi ameriko-skepticizmin në Shqipëri
15 Dhjetor, 20:00
Anglezët të gjitha paratë që hodhën, i morën duke marrë arin shqiptar, duke marrë 280 ton ar. Këto i grumbulloi Enver Hoxha kundrejt pasanikëve shqiptarë, që i kishin fshehur.
Në minierat e kripës në Gjermani janë gjetur 2200 kg ar që janë marrë në Shqipëri, nga Italia. Gjermanët e morën atë nga italianët dhe e vendosën në një nga minierat e tyre të kripës.
Dihet se krerët e feve në vend kanë bërë rezistencë ndaj komunizmit. Atyre u është shpallur luftë nga komunizmi. Po ashtu u shkatërruan shumë biblioteka të tyre.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

