Dalin pamjet e aksidentit në Pogradec, momenti kur makina merr përpara të riun me biçikletë

Ora News siguron pamjet e aksidentit në Pogradec me 11 dhjetor, ku një 30-vjeçar me biçikletë u përplas nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1. Shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec.

Ai ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Dalin pamjet e aksidentit në Pogradec, momenti kur makina merr përpara

Me drejtuesin e automjetit janë kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.