Tiranë, kapen me 2.3 kg kokainë, prangosen 2 persona, një tjetër në kërkim

Kapen duke transportuar 2 kg e 30 gramë kokainë dhe vihen në pranga 2 shtetas, ndërsa shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Po ashtu, në operacioni ne zhvilluar në Tiranë janë kapur edhe 5250 euro, 120.00 lekë të rinj, një automjet dhe 3 aparate celulare.

Në rrugën "Mikel Maruli", policia lokalizoi automjetin me drejtues shtetasin N. D. dhe pasagjer shtetasin I. B. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 2 kg e 30 gramë. 

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një pune të mirëfilltë hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Furnizuesit". Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: I. B., 29 vjeç dhe N. D., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. H. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. H.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë, kapen me 2.3 kg kokainë, prangosen 2 persona, një

Tiranë, kapen me 2.3 kg kokainë, prangosen 2 persona, një