Në kërkim prej 10 dhjetorit, gjendet i vdekur në arë 35-vjeçari

Një 35-vjeçar në Lushnje është gjetur i pajetë.

Policia njoftoi se rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes "18 Tetori", është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi Mikel Liçi, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10 dhjetor 2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.