Organizata Politike: Minimumi jetik është i rëndësishëm, u vjen në ndihmë shumë qytetarëve
Bora Mema, aktiviste e Organizatës Politike e ftuar në studion e Ora News me moderatoren Sonila Musaj foli për nismën që është marrë për minimumin jetik.
Mema tha se nënshkrimet e 21.000 të qytetarëve janë dorëzuar në KQZ për të kërkuar vendosjen e minimumit jetik në Shqipëri.
Nisma ligjore për garantimin e minimumit jetik është ndërrmarrë nga Organizata Politike ku aktivistët e saj kanë mbledhur firma në terren.
Aktivistët shprehen se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan dhe Europë që ende nuk ka vlerësuar zyrtarisht një minimum jetik të popullsisë.
Sipas tyre, vendimi për dorëzimin e nismës në KQZ, erdhi për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve që jetojnë në varfëri të cilët janë lënë pa ndihmën e nevojshme nga shteti.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
