“Mospajtim Rama-Kim për premtime të pambajtura”, Lita: Tre veta në tavolinë s’mund të përzgjedhin kreun e SPAK

Lavdrim Lita gazetar dhe drejtor i Faktor.al në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Sebastian Zonja u shpreh se ka një mospajtim mes Ramës dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Sipas tij ky mospajtim lidhet me faktin që Rama nuk ka mbajtur premtimet që ka dhënë lidhur me reformën në drejtësi.

Lavdrim Lita: Ka një mospajtim mes Ramës dhe Yuri Kim pas ka një mospajtim mes fjalës së tij të dhënë në 1014-15 nga institucionet e  drejtësisë së mëparshme që do të jenë të pavarura. Qeveria shqiptare nuk po i qëndron fjalës së dhënë për reformën në drejtësi. Ne kemi një dështim të diplomacisë shqiptare që refuzon të njohë realitetin. Institucionet duhet të jenë të pavarura dhe Rama duhet t’ju qëndrojë fjalëve të tij. Është një konflikt i lindur nga mosmbajta e premtimeve për ta bërë drejtësinë në Shqipëri një Shqipëri të pavarur. Ne si shoqëri ja kemi deleguar politikës reformën në drejtësi por politikanët kërkojnë  një sovranizëm gjyqësor që të caktojnë se kush do të jetë prokurori dhe gjyqtari i çështjes.

A ka ndikim Soros në reformën në drejtësi?

Lavdrim Lita: Gjërat me Soros janë një stisje tipike e mendjeve të dobëta që kërkojnë audiencë të mendjeve të dobëta por ne duhet të flasim realisht për institucione të pavarura dhe që japin llogaridhënie institucionale kur bëhet fjalë për luftën ndaj krimit, ndaj institucionit dhe ndaj një serë çështjesh të tjera administrative dhe ne në të gjitha klasifikimet që masin drejtësinë në Shqipëri dalim shumë poshtë mesatares evropiane dhe rajonale. Kjo duhet të ndryshojë por kjo nuk duhet të ndryshojë kur tre veta ulen në tavolinë dhe përzgjedhin kush do të jetë kreu i SPAK, kush do të jetë kreu i Gjykatës Kushtetuese apo kreu i një institucioni tjetër i pavarur ndaj quhet i pavarur.   


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.