Meta të rinjve: Mësojeni gjermanishten por jo për të ikur. Atdhe dhe prindër nuk gjeni dot!
Konferenca Studentore e Partise se Lirisë, Ilir Meta, kërkoi nga të rinjtë që të angazhohen më shumë në politikë, në mënyrë që ta bëjnë Shqipërinë një vend të jetueshëm.
Meta tha se të gjithë janë në dijeni për mangësitë që ka sot në universitetet shqiptare, duke nisur nga laboratorët e deri te kërkimi shkencor, por kërkoi prej tyre të mos lënë vendin pasi Atdhe dhe prindër s’kanë për të gjitur kudo ku të shkojnë nëpër botë.
Marrë shkas nga numri i lartë i të rinjve që kanë ikur drejt Gjermanisë, kryesisht mjekë dhe infermierë, ai i këshilloi që gjermanishten ta mësojnë për kulturë por jo për të ikur.
Meta: Unë e çmoj shumë këtë angazhim dhe sakrificë të tyre, që e bëjnë edhe për gjeneratat e ardhshme, që universitetet tona të gumëzhijnë sa më shumë. Në kushtet aktuale ne e dimë të gjithë se çfarë mangësish ka sot në universitete, në laboratorë, etij, e për të mos folur pastaj për kërkimin shkencor. Gjermanishten mësojeni, por jo për të ikur, për t’u larguar nga vendi, sepse çdo gjë mund të gjeni ju në mbarë botën, por atdhe, prindër, nuk keni për të gjetur.
Të bashkojmë forcat për arsimin dhe për të realizuar shumë shpejt atë ndryshim të domozdoshëm që e bën Shqipërinë vendin që u përket të rinjve. Unë pres një angazhim edhe më të madh, në respekt të fuqisë dhe të ëndrrave tuaja, të cilave nuk mund t’u vendosë askush kufij, sepse ato janë gëzimi më i madh për çdo familje shqiptare dhe për mbarë kombin.

