Italia kthen sytë nga Ballkani, Prodi: BE ka shembullin e zbutjes së tensioneve mes serbëve dhe kroatëve

Romano Prodi ishte në Tiranë këtë javë për të marrë titullin Doctor Honoris Causa. Ai u ndal edhe tek iniciativa italiane për të qenë me pjesëmarrëse në Ballkan, ndërsa tha se BE-ja ka shembullin e uljes së tensioneve mes Kroacisë dhe Serbisë.

Fqinji përtej Adriatikut, Italia, ka qenë vend mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, ku nuk ka munguar asnjëherë vëmendja edhe në çastet më të vështira.

Romano Prodi, ish-kryeministër i Italisë ishte këtë javë në Tiranë për të marrë titullin “Honoris Causa”. Ai u ndal te marrëdhënia e respektit që kanë dy vendet:

“Më kujtohen tensionet e para në parlamentin shqiptar, vështirësitë për të trajtuar ngjarjet dhe delikatesen e Italisë në marrëdhëniet me Shqipërinë.Merita ime më e madhe ishte ajo që të ndaloja politikanët italianë të ndërhyjnë në fushatën elektorale shqiptare sepse raporti jonë i barazisë nuk është raport i protektoratit. Raportet mes dy vendeve janë raport respekti të ndërlikuara”.

Sa i përket emigracionit, ai thotë se sot largimi nga Shqipëria ka dinamikë tjetër nga ai i vitit të largët ’97.

"Sot është shumë ndryshe. Ajo e 1997 ishte një moment emergjence e pakuptueshme. Sot është një emigrim ndryshe, pasi vjen nga një disekuilbër i madh mes një bote të avancuar. Atëherë duhej një moment të përqafohej. Tani duhet të ndërtohen institucionet, duhet ndryshuar struktura ekonomike e botës. Është shumë e komplikuar sot.”

Italia së fundmi ka marrë iniciativën për të qenë më e pranishme në Ballkan, dhe posaçërisht në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

"Nëse duam që të ketë paqe në Kosovë, mes serbëve e kroatëve etj duhet të kemi BE. Kjo është eksperienca ime. Të gjitha tensionet që kanë qenë mes sllovenëve e kroatëve pak nga pak i kemi zgjidhur. Nuk është se është parajsë, por Europa është vendi ku jemi ndryshe, por jetojmë mirë sëbashku e me rregulla".

Romano Prodi mori të mërkurën titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Mjekësisë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.