Shabani: Nga njëra anë SHBA, nga ana tjetër Rama e Berisha, këta i tremben SPAK se do futen në burg

Në emisionin "Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Endri Shabani nga Nisma Thurje tha se fakti që ka një tension mes Edi Ramës dhe ambasadores së SHBA-ve, tregon qartazi që kemi dy palë.

Ai theksoi se nuk ka mundësi që SPAK të fusë në burg ambasadoren Yuri Kim, por ama mund të fusë në burg Ramën dhe Berishën, gjë të cilës ata i tremben.

Shabani: Fakti që ka një tension mes Edi Ramës dhe ambasadores së SHBA-ve, tregon qartazi që kemi dy palë. Këtu është akuzuar se ambasadorja mbështet Edi Ramën. Njëra palë janë BE dhe SHBA dhe pala tjetër janë Edi Rama dhe Sali Berisha.

Ka një shans që SPAK të fusë në burg Yuri Kim? Zero! Nuk e fusim dot në burg ambasadoren. Ka shanse që të futen Rama dhe Berisha në burg? Nëse SPAK është i pavarur atëherë këta futen në burg të parët. Ambasadorja nuk ka frikë që shkon në burg, por do të mbrojë investimin e vet për të futur në burg këta. Kjo është arsyeja pse këta janë bashkë.

Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.