"Korrupsioni dhe krimi aleatë të Ramës", Mediu: Opozita shqiptare po dhunohet nga qeveria
Kryetari i republikaneve, Fatmir Mediu ka thënë se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë kthyer në alete të qeverisë në Shqipëri. Në një forum me Unionin Demokratik Ndërkombëtar në Uashington ai u kërkoi të djathtëve të kontribuojnë në fuqizimin e opozitës.
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ngriti shqetësimin për korrupsionin, krimin e organizuar dhe shkeljet e rënda kushtetuese ndaj pronarëve, në takimin e ekzekutivit të Unionit Demokratik Ndërkombëtar.
Mediu tha se këto veprimtari janë bërë aleat i qeverisë, që po dhunojnë opozitën dhe manipulojnë zgjedhjet, bazuar edhe ne raportet e ODHIR.
Ai pranoi se bashkëfajtore është edhe opozita me djegien e mandateve dhe bojkotin e pushtetit vendor, që më pas i hapi rrugën kryeministrit që të ndryshonte politikisht kushtetutën dhe manipulonte Kodin Zgjedhor për zgjedhjet.
Mediu i bëri thirrje IDU, dhe veçanërisht EPP, për një rol ndihmues në bashkimin e demokratëve shqiptarë.
Gjatë forumit, kryetari i republikaneve u takua me David McAllister, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe kërkoi angazhimin e tij në bashkimin e opozitës shqiptare.
Po ashtu bisedoi dhe me liderë të së djathtës, ish-Presidentin e Ukrainës Poroshenko, që u nderua me urdhërin e lirisë Bush-Theacher, me Presidenten e Moldavisë, me ish-Kryeministren e Britanisë Liz Trust, Kryeministrin e Australisë Morrison, të Kanadasë Harper si dhe kryeministrin e Slovenisë e kryeministren e Norvegjisë.