"Emigrimi i shqiptarëve, një plagë e pashëruar", ish-kryeministri Prodi: Integrimi i Shqipërisë, i vonuar
Për ish-kryeministrin e Italisë, Romano Prodi, anëtarësimi i Ballkanit në BE është zgjidhje për konfliktet mes vendeve. Ai gjithashtu komentoi edhe largimin e shqiptarëve nga vendi, duke e cilësuar emigrimin si një plagë të pashëruar.
Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, i njeh meritë vetes shmangien e influencës së politikës italiane në fushatat e viti 1997 në Shqipëri, ndërkohë që atë kohë ai ishte në Vlorën e luftës krah të ashququajturve “pjesëtarë të komitetit të shpëtimit “ dhe drejtuesve politikë që synonin të vinin në pushtet, pas rënies së Sali Berishës nga firmat piramidale.
“Më kujtohen tensionet e para në parlamentin shqiptar, vështirësitë për të trajtuar ngjarjet dhe delikatesen e Italisë në marrëdhëniet me Shqipërinë.Merita ime më e madhe ishte ajo që të ndaloja politikanët italianë të ndërhyjnë në fushatën elektorale shqiptare sepse raporti jonë i barazisë nuk është raport i protektoratit. Raportet mes dy vendeve janë raport respekti të ndërlikuara”.
Prodi bëri një krasaim mes eksodit të shqiptarëve në 1997 dhe asaj që po ndodh vitet e fundit, duke theksuar se asgjë nuk është e njëjtë.
"Sot është shumë ndryshe. Ajo e 1997 ishte një moment emergjence e pakuptueshme. Sot është një emigrim ndryshe, pasi vjen nga një disekuilbër i madh mes një bote të avancuar. Atëherë duhej një moment të përqafohej. Tani duhet të ndërtohen institucionet, duhet ndryshuar struktura ekonomike e botës. Është shumë e komplikuar sot.”
Si për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, ashtu edhepër luftën në Ukrainë, Prodi konsideron përfshirjen në BE si zgjidhje për përmirësimin e situatës.
"Nëse duam që të ketë paqe në Kosovë, mes serbëve e kroatëve etj duhet të kemi BE. Kjo është eksperienca ime. Të gjitha tensionet që kanë qenë mes sllovenëve e kroatëve pak nga pak i kemi zgjidhur. Nuk është se është parajsë, por Europa është vendi ku jemi ndryshe, por jetojmë mirë sëbashku e me rregulla.
Romano Prodi ishte i pranishëm në ambientet e spitalit "Nënë Tereza" ku mori titullin e nderit Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Mjekësisë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
