Pasi konfirmoi largimin e Kim, Rama për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: Nuk më intereson fare

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK duket se është bërë nga shkaqet kryesore që ka krisur marrëdhëniet e ambasadores Kim dhe kryeministrit Rama.

Vizita e fundit e diplomates amerikane në zyrën e tij duket se ishte më tepër një shfaqje e radhës dhe deklaratës së saj sot se do të jetë në Shqipëri dhe për shumë gjatë, shefi i qeverisë shqiptare ju përgjigjur duke përligjur njoftimin e Ministrisë tonë të Jashtme se DASH ka nisur procedurat për zëvendësimin e saj.

Por megjithatë Rama duke folur për gazetarët pas mbledhjes me drejtuesit politik të PS në qarqe, tha se nuk ka asnjë interes për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Pyetje: Jemi në prag të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, ambasadorja…

Rama: Nuk më intereson fare, tjetër ka ndonjë gjë.