Rama: Mos ndërhyni mes meje dhe Braçes, ai është gjithmonë i pranishëm tek unë
Kryeministri Edi Rama gjatë një prononcimi për gazetarët para selisë së PS-së, u pyet edhe për reagimet e deputetit Erion Braçe, i cili është shprehur se mazhoranca nuk po e lë të bëjë punën
Rama u përgjigj se Brace është gjithmonë i pranishëm te kryeministri dhe se nuk ka nevojë për ndërhyrje mes të dyve.
Gazetarja: Meqenëse ditën e sotme kam ngrënë dhe mjaltë siç më këshilluat ju, pyetja është për Erion Braçen. Ka denoncuar sërish se Kuvendi nuk po e lejon të bëjë punën e tij si deputet duke mos shqyrtuar amendamentet që ai ka propozuar. Si i përgjigjeni shqetësimit të zotit Braçe?
Rama: Mendon që e ke arritur nivelin që të shërbesh…?
Gazetarja: Kam ngrënë mjaltë Tropoje, gështenje.
Rama: … jo jo, e ke arritur nivelin që të shërbesh si urë komunikimi mes meje dhe Erion Braçes? Ai vërtet nuk është i pranishëm këtu por është gjithmonë i pranishëm te unë dhe kur nuk është i pranishëm. Nuk ka nevojë të ndërhyjë dikush midis meje dhe Erion Braçes.
Gazetarja Ambrozia Meta: I keni dhënë një përgjigje për faktin se akuzon mazhorancën se po bllokon nismën e tij.
Rama: Po abuzon me konferencën se ka dhe kolegë të tjera. Bërë kushedi sa pyetje babap babap. Tani karikoje për herë tjetër kallashnikovin.

