Rama: Kemi gati patronazhistët për fitoren e zgjedhjeve, kandidatët po i vendosim me konsultim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2022, 18:13
Në një dalje për mediet, kryeministri Rama tha se ka filluar puna për zgjedhjet vendore të 14 majti për të cilat u shpreh se do të fitohen.
Ai shtoi se janë gati edhe patronazhistët dhe se janë bërë konsultime në parti për kandidatët e vendoreve, duke qenë se mazhoranca ka 60 nga 61 bashkitë në vend.
Rama: Ka filluar faza e planifikimit të fitores. Kemi gati patronazhistët, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne kemi praktikën tonë duke bërë konsultim të kryqëzuar. Bëjmë konsultim me partinë. Po ashtu edhe me vlerësimin e kryetarëve aktualë, sepse kemi të gjitha bashkitë duke bërë një analizë shumë më të mirë.
