Meta: Aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në BE ngjarje historike, uroj të avancojë me sukses!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE-së përmes një statusi në Facebook.
Meta shkruan se aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një ngjarje historike bazuar në aspiratat, orientimin e qartë euro-atlantik dhe përkushtimin e vendosur të qytetarëve.
Meta: Aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një ngjarje historike bazuar në aspiratat, orientimin e qartë euro-atlantik dhe përkushtimin e vendosur të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për të ardhmen evropiane, në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Duke e përgëzuar Kosovën për këtë hap shumë të rëndësishëm uroj që ky proces të avancojë me sukses në interes, jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit tonë!
