Saraçi: Rama dhe Yuri Kim po ndikojnë në zgjedhjen e kreut të SPAK, po vdes reforma në drejtësi
Në emisionin "Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Romir Saraçi u shpreh se Rama dhe ambasadorja Yuri Kim po ndikojnë në zgjedhjen e kreu të SPAK.
Ai tha se zgjedhje e drejtuesit të SPAK-ut nuk duhet të ndikohet nga asnjë palë, qoftë kjo edhe ambasada e SHBA-ve në vendin tonë.
Saraçi: Ishte ambasadorja e Amerikës dhe Rama që kundërpërgjigjeshin se kjo reformë në drejtësi po bëhen nga SHBA-të dhe të tjerët duhet të heshtnin. Ato para të taksapaguesve amerikane nuk u investuan për një drejtësi te kapur qoftë edhe nga SHBA, por për një drejtesi me vlerat e ShBA-ve. Sot po dëshmojmë vdekjen e kësaj reforme, duke përligjur edhe SPAK-un, që mbahej institucion kryesor i kësaj reforme.
Po bëhet nga Yuri Kim dhe Edi Rama. A duhet që drejtuesi i SPAK të zgjidhet nga SHBA-të? Jo. Aq më pak nën drejtimin e Ramës dhe qeverisë. Zgjedhje nuk duhet të influencohet as nga ambasada, as nga qeveria dhe as opozita. Ambasadorja ka qenë e para që ka ndikuar në këtë drejtësi. Rama sot ka të drejtë duke thënë se nuk duhet ndikuar procesi as nga ambasadorja.
Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
