"ONM i doli kundër", Berisha kundër Ibrahimit në Kushtetuese: Dhjetra mijëra euro dhurata, Biden të ndalojë Kim
Kreu i Partisë Demoratike, Sali Berisha, i bëri thirrje presidentit të SHBA-së të ndalojë ambasadoren e tij Yuri Kim, e cila sipas tij po e trajton Shqipërinë si Republikë Bananesh.
Ai u ndal te zgjedhja e Gent Ibrahimit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, duke deklaruar se ONM-ja ka dalë kundër përfshirjes së Gent Ibrahimit në sistemin e drejtësisë.
Sipas ish-kryeministrit, Ibrahimi ka marrë dhjetra mijëra euro dhurata, ndërkohë që prokurorët dhe gjyqtarët që punojnë ndershmërisht, janë larguar nga sistemi.
Berisha: Duhej që shqiptarët të mos kishin një forcë sovrane politike. Kjo është forca më e përkushtuar vokacionit perëndimor. Kurrë nuk do mbrojmë parimet tona nëse nuk themi gjërat siç janë. Jemi në një betejë. Kjo betejë nuk zgjidhet duke nëpërkëmbur forcën tonë politike. Rama është peng e dosjeve të tij. Nuk mund të ndodhë kurrë. Kjo është një republikë bananesh.
Është një turp. I bëj thirrje Presidentit të SHBA-së dhe qeverisë amerikane të ndalojnë ambasadoren e tyre për të trajtuar këtë vend siç po e bën. S’mund të pranojmë bananizimin e vendit. Nuk mund të bëjhet kështu, ka një normë, ka disa parime. Nuk ia bën dot kurrë një vendi këtë. Sot e quante historike zonja.
A e dini që Gent Ibrahimi, është i pari që ONM-ja ka qenë kundër përfshirjes së tij për shkak të karakteristikave në sistemin e drejtësisë. Genti Ibrahimi ka qenë dakord 100% që asnjë që merret me reformën e drejtësisë të mos zgjidhet. Ka dhuratat më fabuloze në deklarimin e pasurive. Merrjani sa i ka. Nga prilli. Në një kohë kur një gjykatëse ja kishte mbledhur i ati rrogën, nuk ia quajnë. Ndërsa këtij dhjetra mijëra euro. Dhe na thotë historike zonja. Kujt ja thua këtë zonjë. Çfarë i quan shqiptarët tij. Kujo mund të ndodhë vetëm në Republikën e Bananeve.
Deklaratat Berisha i bëri në mbledhjen e Kryesisë së PD-së këtë pasdite.
