Rama dhe Yuri Kim në konflikt? Nesho: Rama nuk llogarit asgjë, drejtësinë e tij me financat e Soros
Nënkryetari i PL Agim Nesho në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth marrëdhënies mes ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Rama, qasjes që kanë ndërkombëtarët ndaj Shqipërisë dhe qëndrimit që mban opozita.
A ka një konflikt mes ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Rama apo të tillë u intereson partive opozitare ta lexojnë?
Agim Nesho: Partive opozitare nuk ju shkon kjo gjë, janë shumë të qarta me qëndrimet e tyre. Ky regjim është i papranueshëm tashmë. I ka kaluar të gjitha standardet dhe vizat e kuqe ndaj duhet që dhe partnerët tanë ndërkombëtar ta shikojnë me prioritet këtë gjë. Kjo krizë që populli shqiptar po e shikon nga një keqqeverisje e vendit nga një klikë që gjithmonë e më tepër po abuzon me pasurinë e saj, po bie në kontradiktë dhe me faktorin ndërkombëtar. Është e qartë se ai nuk mund të riskojë, ai e bën se ka arritur në atë stad të pushtetit ku nuk llogarit më asgjë. Drejtësia vepron në bazë të interesave politike dhe regjimit në pushtet. Dhe si e tillë ai kërkon të kapë dhe SPAK-un. Është e rëndësishme për të ulur dhe atë avancë që ka Ambasada Amerikane që të ketë një zë në drejtësinë e re.
A ëshët e drejtë ndërhyrja e Ambasadës Amerikane në ndërhyrjen në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK?
Agim Nesho: Këtu dihet që, që nga dita e parë se Rama ka thënë se drejtësinë e solla unë dhe e vërtetë është se erdhën financat e Soros erdhën në gjithë këtë projekt dhe u shit si një reformë europiane. Gjithmonë Rama është përpjekur të paraqesë një shtet paralel, gjithmonë ka fshehur veprimet e tij duke bërë veprime klienteliste. Tani amerikanët e kanë kuptuar. Në hapin e parë kanë besuar se politikanët do të kenë vullnet për të vendosur drejtësi. Njerëzit me pushtet afër Ramës nuk janë zbuluar. Nuk kanë arritur te koka e meduzës.
"Faktori ndërkombëtar po përkrah një autokraci të re që po e çon vendin larg perëndimit. Në Shqipëri është krijuar një regjim që nuk ka të bëjë me vendet perëndimore. Ndaj ne e kritikojmë faktorin ndërkombëtar. Mosvëmendja dhe apatia që i ka zënë ata është e pafalshme dhe e kritikueshme ndaj kërkojmë të marrin masat e duhura si vende aleate."
