Demalia: Berisha dhe Rama në aleancë për të kapur drejtësinë, amerikanët kanë dështuar

Në emisionin "Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se Berisha dhe Rama kanë interes që ta kapin drejtësinë, sepse për ta do të veprojë drejtësia.

Ai theksoi se klasa politike është zhytur keq në korrupsion dhe kapje pushteti u intereson aleanca mes Ramës dhe Berishës që të mos e kapin amerikanët.

Demalia: Berisha dhe Rama kanë interes që ta kapin drejtësinë, sepse për ta do të veprojë drejtësia. Të gjithë e dimë se kjo klasë politike është zhytur keq në korrupsion dhe kapje pushteti. Këtyre u intereson aleanca mes Ramës dhe Berishës që të mos e kapin amerikanët.

Por ama edhe amerikanët kanë dështuar në sistemin e drejtësisë gjë të cilën e kanë pranuar vetë, por tashmë kanë ngelur vetë. Edhe fakti që shqiptarët dhe analistët t’ia lënë në dorë
Yuri Kim, kur në fakt duhet bërë nga institucionet. Unë kam qenë kundër SPAK-ut sepse është institucion paralel që e ka Prokuroria.

Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.