FMN me alarm të kuq për Shqipërinë, Meta: Afera të panumërta, sistemi në një presion të fortë politik

Kreu i PL Ilir Meta ka reaguar Lidhur me raportin e FMN për Shqipërinë që vuri alarmin e kuq për nivelin e larët të rrezikut që paraqesin kontratat koncensionare në ekonominë e vendit tonë dhe kryesisht për stabilitetin institucional.

Sipas Metës këto shqetësime  janë të drejta dhe është e domosdoshme marrja e masave të menjëhershme për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave.

Ilir Meta: Drejtësia e re ka pësuar një metamorfozë antikushtetuese në procesin e krijimit të institucioneve të reja pasi kjo qeveri dhe maxhorancë përmes ligjeve në kundërshtim me kushtetutën, përmes procedurave jotransparente, përmes kontrollit politik të vettingut se të gjitha instrumentet i kontrollon qeveria ka një kontroll të qartë politik ndaj drejtësisë së re. Kjo gjë që kur u zgjodh prokurori i përgjithshëm me 69 vota dhe në vijmësi. Është një presion që ndihet çdo ditë dhe vetë rezultatet e Shqipërisë sa i takon luftës kundër korrupsionit rënia e saj pikat me gati 26 vende në 6 vitet e fundit. Aferat e panumërta tregojnë qartë që ky është një sistem në një presion të fortë politik.