Mbi 4 mijë denoncime për dhunë ndaj grave gjatë 2022

Mbi 3 mijë e 400 telefonata kanë mbërritur gjatë këtij viti në Lnjën e këshillimit për Gra e vajza.
Pas telefonit dikush kërkon ndihmë.

“Ka shumë raste që marrin për ta denoncuar dhunën për ta raportuar më tepër, pasi denoncimi duhet të bëhet në polici. Gjithashtu ka shumë raste që kërkojnë ndihmë për një dhunë të përsëritur. Ka shumë raste që kërkojnë shumë më tepër sesa thjesht këshillim ose referim në institucone të tjera.”

Enxhi Pepa koordinatore citon të dhënat e policisë dhe thotë se këtë vit janë mbi 4 mijë denoncime për dhunë.

“Është një numër më i lartë dhe tek ne dhe në polici se vitet e mëparshme. Kemi më shumë denoncime për dhunë.”

Shtimin e denoncimeve e lidh me rritjen e ndërgjegjësimit ndr gra e vajza, për të mos toleruar më dhunuesit.

“Sidoqoftë ne nuk mendojmë se kjo lidhet me shtimin e dhunës ose të nivelit të dhunës. Ka të bëjë me rritjen e ndërgjegjësimit të grave dhe të të gjithë qytetarëve në Shqipëri pë rta njohur së pari dhunën dhe më pas për ta denoncuar atë dhe për të kërkuar ndihmë.”

Raportimet më të shpeshta janë të moshës 30 deri 45 vjeç.

“Më parë ka dominuar grupmosha 50 deri 60 vjeç. Gratë prisnin goxha gjatë derisa e kuptonin se duhej ta denonconin patjetër dhunën. Ndërsa tani shohim se ka një ulje të grupmoshës së denoncimeve apo raportimeve. Tani ka vajza 17, 18 vjeç që janë në një marrëdhënie intime dhe denoncojnë dhunën e partnerit intim. Apeli që ne ju bëjë është të telefonojnë në numrin 116 dhe 117 i cili është falas, është 24 orë.”

Më mijëra të dhunuara dhe të paktën 8 viktima gjatë 2022 dhuna me bazë gjinore vijon të mbetet fenomen shqetësues në Shqipëri.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.