Shpërndante kokainë e kanabis në disa lagje të Elbasanit, në pranga 42 vjeçari

Një 42 vjeçar është arretsuar në Elbasan pasi shpërndante kokainë dhe kanabis në lagje të ndryshme të qytetit.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Shëtitorja” u arrestua shtetasi Ilir Faci, 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur në flagrancë me doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.   

"Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe dozat me kokainë," njoftoi policia.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij kriminal. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shpërndante kokainë e kanabis në disa lagje të Elbasanit,