Ruka: Ndjej dhimbje kur kthehem në vendlindje, janë larguar të gjithë, s’ka mbetur më njeri

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, profesori Et’hem Ruka foli edhe për fëmijërinë e tij dhe kthimin në vendlindje.

Ai tha se në vendlindjen e tij tashmë nuk ka mbetur askush dhe të gjithë janë larguar, duke shtuar se kjo i shkakton dhimbje.

Ruka: Tani kanë kaluar shumë vite dhe të them të drejtën kur kthehem ndjej dhimbje. Nuk ka mbetur askush dhe të gjithë janë larguar. Kur kujton fëmijërinë dhe rininë tënde kur ktheheshim nga shkolla, kur njerëzit nuk janë, dhimbja është shumë e madhe.

Emisioni “Drejt” nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.