Incineratorët/ Lupa e SPAK drejt ministrive, Qyno: Ka zyrtar të lartë të implikuar, prokuroria anashkalon disa persona
Gazetari i Elton Qyno në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ka folur rreth hetimeve që po bëhen për incinaratorin e Fiert, të Elbasanit dhe të Tiranës.
Çfarë do të thotë të mbyllen hetimet dhe të shkojnë 10 emra në gjykatë për incineratorin e Elbasanit dh enga ana tjetër të hapet një hetim referuar ministrive të tjera?
Elton Qyno: Kjo do të thotë se në rastin e incineratorit të Elbasanit dhe të Fierit do të vijojnë të hetohen. Ndjekja penale e 10 personave është dhënë fund duke u dërguar për gjykim. Ka një hetim tjetër të ndarë që lidhet me aktivitetin kriminal ku zyrtar janë të përfshirë në skemën e inciniratorëve të Fierit. Duke qenë se ka shumë zyrat të implikuar dhe prokuroria hetimet i ka ndarë në dy pjesë. Pjesën e parë të cilët i ka çuar në gjyq ndërsa pjesën tjetër ka zgjedhur ta hetojë në një tjetër fazë me qëllim faktimi i kallëzimeve të PD dhe LSI.
Ka shanse që në këtë aferë të implikohen zyrtarë të lartë?
Elton Qyno: Sigurisht që ka shanse dhe aty janë implikuar sepse kemi 3 ministri që kanë ndjekur fazën e proceduarve të këtyre 3 incineratorëve. Kjo kërkon kohë dhe vullnet nga SPAK për të shtrirë stekën penale sa i përket vënies përpara përgjegjësisë të këtyre individëve. Disa persona janë marrë të pandehur ndërsa një pjesë e tyre janë anashkaluar nga prokuroria e posaçme SPAK. Nuk dihet nëse do të ketë një moment të dytë për hetimin dhe verifikimin e këtyre personave apo kanë ndikuar ndërhyrjet e ndryshme që mund të bëhen në SPAK për hetimin e këtyre individëve. Ka shkuar investimi deri te Ministri i Mjedisit Lefter Koka po nga ana tjetër ka lënë zyrtarë të cilët kanë pasur dhe rolin kryesor në miratimin e ofertave të kompanive që kanë fituar në incineratorin e Elbasanit e Fierit. Sa i përket incineratorit të Tiranës SPAK dhe mediat kanë folur shumë pak.
Duket thuajse e njëjta skemë në Fier, në Elbasan dhe në Tiranë pse ka munguar cilësimi si një grup i strukturuar kriminal?
Elton Qyno: Përderisa jemi në kuadër të instiucioneve qeveritare nuk ka të bëjë me një grup kriminal, dhe në një kuadër të tillë do të klasifikohej e gjithë organizmi shtetëror si një grup kriminal. Cilësimi si një grup kriminal do ti vinte damkë gjithë shtetit Shqiptar si një bandë kriminale që funksionon në formën zyrtare të vjedhjes së parasë publike.

